Teksa nga sondazhet LSI del me një rezultat minimal, Petrit Vasili i quan ato qesharake. Nënkryetari i LSI solli për “Quo Vadis” shembuj ndër vite, që sipas tij, tregojnë sesi këto sondazhe asnjëherë nuk e kanë goditur rezultatin.

 

“Kam qenë i mrekulluar sepse gjithmonë kam parë që para çdo lloj sondazhi, ju keni memorie të fortë sa dhe imja, keni parë që na kanë nxjerrë dhe me 1 me 2%, na kanë nxjerr që marrim vetëm 2 deputetë apo tre ndërkohë ne kemi marrë 19. Në zgjedhjet e 2017, në atë kohë unë kam qenë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, besoj e mbani mend. Dhe në sondazhe ishte që LSI merr 3-5 deputet. Ishin një mori sondazhesh të tjera. Merrini shikojini, rezultati qe 19 deputetë. Ju i dini kushtet e jashtëzakonshme të 2017. Kështu që të humbas kohën tuaj të çmuar dhe të telespektatorëve tuaj, kur i dini historitë me sondazhet, kanë qenë njëra më qesharake se tjetra, në raport me LSI-në ju e dini këtë gjë”, deklaroi ai për “Quo Vadis”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *