E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Skandal!! KLP shkel haptas ligjin e funksionimit të vet

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon KLP-në se po shkel hapur ligjin që në ditët e saj të para të formimit si institucion.

 

 

Sipas Vasilit, s’ka mundesi qe askush te pranoje e te legjitimoje kete veprimtari aventureske te KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojne pasi:

 

 

Sipas deputetit të opozitës, Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi Vasili shton se ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

 

 

Petrit Vasili bën apel që KLP te ndalet dhe te mos thellohet ne paligjshmeri,sepse kesisoj po ndihmon kaosin,paligjshmerine dhe ilegjitimitetin e institucioneve te reja.

 

 

Vazhdo të lexosh