Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili komenton gjendjen e vështirë në të cilën gjendet sistemi shëndetsor në vendin tonë.

 

Vasili ka sulmuar qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për këtë situatë, që e cilëson si një llogari më shumë e oligarkëve klientë të qeverisë.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se shëndetësia është një skutë qorre në ministrinë e Çështjeve Sociale dhe se është zhbërë një traditë e shkëlqyer profesionalizmi e epidemiologjisë shqiptare të konsoliduar në dhjetëra vite duke risjellë në kujtesë epideminë e fruthit dhe alarmin për Ethet e Nilit.

 

“Shëndetësia fatkeqe që shkërmoqet pa kthim.

Shëndetësia tashmë është një aneks ose me mirë me thenë një apendiks, zgjatim apo një skute qorre në ministrinë e çështjeve sociale ku e kanë ngjeshur.  E demotivuar dhe e përbuzur si asnjë herë në historinë e saj përfshirë edhe diktaturën, shendetësia sot nuk ka me asnjë orientim as strategjik as ekzekutiv, as legjislativ dhe as fuqi ti përgjigjet përditshmërisë. Shendetësia eshtë shndërruar në një daulle propagandistike me shumë në tufën e dalleve të të çara të qeverise. Edhe ne rastet e rreziqeve epidemike me peshe ne shendetin publik si psh.fruthi dhe ethet e Nilit Perendimor reagimet e saj kane qene me pak se sa ato te nje qendre shendetesore. Sot e kesaj dite epidemia e fruthit nuk eshte deklaruar as e hapur as e mbyllur. Edhe per Ethet e Nilit ministria inekzistente lau duart me nje mesazh thusjse anonim ne ëhats up,pra shurdh memec,pa goje e pa ze.Kjo sjellje prej injorantesh e ministrise e dallonte ate nga te gjithe vendet e Ballkanit qe e trajtojne me shume pergjegjesi ne menyre te perditshme kete emergjence te shendetit publik.Duke prishur e tronditur nje tradite te shkelqyer profesionalizmi te epidemiologjise shqiptare te konsoliduar ne dhjetra vite. E perqendruar tek nje check up i falimentuar dhe nje turp profesional mjeksor, qe thjesht gllaberin parate publike,shendetesia eshte katandisur thjesht ne nje llogari me shume e oligarkeve kliente te qeverise. Qytetaret nuk jane te paret per shendetesine e qeverise por thjesht personazhe te videove te neveritshme te sharlatanizmit kryeministror. Duhet ndalur ky rrenim i nje shendetesie qe po perjeton ditet me te erreta te saj. Ta nxjerrim shendetesine ne drite nga skuta ku e ka ngjeshur qeveria. Ky kryeminister edhe po te dermohet Shqiperia nga epidemite do te thote shprehjen idiote”keshtu i ndodh edhe te tjereve” dhe do te perkedhelet me debilitet para pasqyres ku i rruajne mjekren.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *