Kreu i grupit parlametar i LSI, Petrit Vasili deklaroi se rilindja nuk është gjë tjetër veçse trajektorja nga gënjeshtra tek mashtrimi.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili e akuzoi kryeministrin se po gënjen me zë dhe me figurë.

 

Sipas tij, programi dhe strategjia e vetme e rilindjes është gënjeshtra dhe mashtrimi.

 

“Trajektorja e rilindjes nga genjeshtra drejt mashtrimit….Trajektorja nga genjeshtra te mashtrimi dhe asgje me shume kjo eshte rilindja megjithe zëfikurit,te çkrehurit dhe te ngrehurit brenda saj, qofshin keta genjeshtare apo mashtruese pak diference ka. Genjeshtra parathenie dhe mashtrimi si epilog ky eshte programi,strategjia, timoni dhe tepsia e rilindjes. Kryeministri genjen dhe me ze e figure dhe kur ja provojne sheshit gezon imbecilisht edhe me shume.”

 

Vasili tha se ministrat po gënjejnë akoma më shumë në mënyrë që të justifikojnë veten.

 

“Ministrat,qe te justifikojne veten genjejne edhe me shume dhe sukses eshte kur genjeshtrat shnderrohen ne mashtrim. Genjejne per ekonomine, per varferine, papunesine, arsimin, shendetesine, per mrekulline mbi dhe qe i ben shqiptaret te ikin me mijra. Mashtrojne per rendin, mashtrojne per bandat, mashtrojne per drogen, mashtrojne per berjen njesh me krimin ndaj shqiptaret ikin me mijra.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *