Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi qeverinë se nuk ka marrë angazhimin e duhur për të zgjidhur problemin e krijuar me futbollin në Shqipëri.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili tha se vetëm në vendin tonë nuk luhet futboll si në vendet e Evropës.

 

 

“Rilindja e urren futbollin dhe nuk i bën përshtypje që vetëm në Shqipëri nuk luhet futboll si në asnjë vend të Evropës. Rilindja bën ligje brenda natës për koncesionet miliarderë të oligarkëve kurse për ndryshimet ligjore për sportin nuk ka kohë. Rilindja brenda natës ndryshon Kushtetutën për votat ndërsa ligjet për sportin nuk i ndryshon “dot”. Mijëra njerëz të botës së futbollit shqiptar si lojtarë, stafe trajnerësh dhe mijëra punonjës të tjerë ndihmës janë të bllokuar për shkak të një kryeministri dhe një qeverie, destruktive dhe të paaftë që vetëm prishin gjithçka.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *