E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Rilindja denoncon shpifjet por jo kërcënimet

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar mazhorancën qeverisëse në lidhje me çështjen e lojërave të fatit.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili u shpreh se këta të Rilindjes janë të gatshëm të denoncojnë çdo shpifje të pretenduar por jo kërcënimet nga mbështetësit e basteve. Duke ngritur pyetjen se përse mazhoranca nuk i ka denoncuar mbështetësit e basteve, Vasili hodhi akuza në drejtim të qeverisë me pretendimin se po gënjen.

 

“Keta te Rilindjes jane te gatshem te denoncojne cdo shpifje te pretenduar nga ata si e tille, por jo kercenimet e pretenduara nga mbeshtetesit e basteve. Pse nuk i dergojne ne prokurori? Ç’frike i ndal? Nëse nuk i çojne eshte e qarte, qe genjejne. Si gjithmone….”

Vazhdo të lexosh

Reklamë