Postime e fundit të shefit të qeverisë në rrjetet sociale për paketën e quajtur si “Antishpifje”, kanë sjellë reagimin e kreut të LSI-së Petrit Vasili.

 

Përmes një postimi në profiling e tij Vasili shkruan se edhe këtë herë “shpifës” është vetë kryeministrin Rama.

 

Sipas Vasilit, Kryeministri shpif kur thotë se borxhi publik është në shifrën 69 për qind, pasi në të vërtetë ai shënon 72 për qind.

 

“Ç’shpifarak.Goojetari Kryeminister borxhi nuk eshte 69.9% sic ke shpifur ti, por 72%.Skandal i dimensioneve te frikshme.Gojetari shkollepak ka shpifur e thote qe borxhi eshte 69.9% kur Kontrolli i Larte i Shtetit e ka zbuluar qe eshte 72%. Per nje shpifje te tille burgu nuk eshte asgje,apo ky gojetari mendon se meqenese eshte derrase nga mendja per financat e shtetit do ta falin. Ja c’deklaron Kontrolli i Larte i Shtetit: “Defiçiti zyrtar për vitin 2017 paraqitet në nivelin 31.2 miliardë lekë, ndërkohë që ky zë në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë paraqitet 50.8 miliardë lekë, pra me një diferencë prej 19.6 miliardë lekësh më shumë”- thuhet në raportin bombë të KLSH. Sipas KLSH, bën që borxhi publik i vendit të mos jetë 69.9 për qind sa raporton qeveria zyrtarisht, por 72 për qind e Prodhimit Kombëtar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *