Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili i bëri thirrje kryeministrit që të mos ngatërojë punët e shtetit me punët e shpirtit.
Në një postim në “Facebook”, Vasili duke u ndalur tek seanca e jashtëzakonshme që zhvilloi Kuvendi këtë të martë dhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama, nuk nguroi të ironizonte me këtë të fundit.
Vasili u shpreh se kryeministri që nuk vuri kujën për drogën po qan në mes të Parlamentit për lleshajn.
“Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend. Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes, apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve, apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para, apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn. Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi.. Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit.





