Kreu i grupit parlamentar I LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Pandeli Majko në lidhje me çështjen e Diasporës.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili teksa ka publikuar një shkresë të policisë e cila nuk lejon një grup njerëzish që të protestojë, shprehet se qeveria ia mbylli përfundimisht gojën diasporës.

 

“Rama i cmendur ndalon diasporen te protestoje,Majko rri dhe e ha turpin me buke. Rama ky i cmendur pa sherim po lufton edhe me diasporen. Pasi jua ka prure ne maje te hundes te gjithe shqiptareve ky kryeminister i marrë i hapi lufte edhe diaspores. Rama nuk lejon diasporen te protestoje megjithese organizatoret kishin respektuar ligjin pike per pike dhe kishin bere edhe kerkese me shkrim. Policia e Rames dhe e Lleshajt konsumuan turpin me te madh te pluralizmit shqiptar. Kjo qeveri legenash, qe organizon gjoja takime te dhemshura me diasporen,qe shqyhet duke bete hipokrizi sikur vdiq per voten e tyre,e nxori fytyren e saj te zeze dhe te vertete duke mos i lejuar te protestojne ne bulevard,se u prishka terezia publike.”

 

Vasili nuk I kurseu as thumbat në drejtim të ministrit Pandeli Majko. Vasili tha se Majko rri kotë në zyrë pasi qeveria dhe dikasteri I tij ja mbyllën derën diasporës.

 

“Po kur e zaptonin keta te rilindjes ne 2010 bulevardin me jave te tera me cadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urine prej tyre nuk prishej terezia publike. E neveritshme eshte se si Pandeli Majko i pari Minister i Diaspores ne histori rri e veshtron kete turp dhe nuk jep doreheqjen. Gezuar vitin e ri Pandi po ti rri kot akoma ne ate zyre. Diaspores qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllen deren,megjithate rri Pandi rri,nuk je as i pari as i fundit qe e ha turpin me buke.”

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *