Petrit Vasili sulmon Ramën sa i përket cështjes së kazinove dhe basteve sportive.

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI, i kujton Ramës operacionin e vitit 2013 “Fundi I Marrëzisë” ku u pretendua se pikat e kumarit do të uleshin porn ë fakt sipas Vasilit nga 928 copë shkuan në 4200.

 

Deputeti i LSI thotë se të njëjtin fat do të ketë edhe premtimi I radhës për mbylljen e basteve sportive dhe transferimin e kazinove.

 

 

A ka me budalla,qe e beson kete kryeminister per kumarin?

Sot kryeministri ben llap llap per kumarin pas plot 6 vjetesh dhe ja se ç’broçkollit:

“Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri”.

Në 2013, kur filloi operacioni i policisë ‘Fundi i Marrëzisë’, po ky kryeminister bente llap llap dhe broçkolliste prap se:

“askush nuk do të ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.”

Dhe shqiptaret, qe sipas ketij mashtruesit nuk do linin asnje qindarke,linin plot 135 milion euro ne vit dhe pikat nga 928 cope vajten ne 4200.

Po a ka më ndonje budalla qe i beson me ketij ordineri qe genjeshtren e ka oksigjen,e ka buke,e ka nene,e ka babe?
Kush e beson kete ose e ka lene mendja krejt ose ka ngrene gjekundi te vjellat e ketij dhe vjell gjithe jeten.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *