Petrit Vasili i kërkon kryeministrit Edi Rama që të miratojë propozimin e LSI-së për të depozituar në Kuvend heqjen e dy taksave nga nafta dhe benzina, taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit, të cilat rëndojnë çmimin e karburanteve.

 

Administrimi i energjisë elektrike dhe resurseve të saj, sipas tij, është një aferë tjetër gjigante korruptive, për të cilën thotë se SPAK duhet të veprojë urgjentisht.

 

Postimi:

Edi Rama të mbledhë Parlamentin qoftë edhe sot në darkë pasi situata është shumë e rëndë dhe nuk pret.

Qeveria ka qenë dhe është përgjegjësë dhe bashkëpunëtore në krijimin e monopoleve në fushën e karburanteve dhe kontrollit absolut të tregut duke krijuar hapësira për spekulim me çmimet në kurriz të qytetarëve.

Nga kjo situatë me çmimet ka dy përfitues, qeveria që shton të ardhurat dhe oligarkët që zotërojnë monopolin e karburanteve.

Qeverisë, këto të ardhura i duhen për të paguar inceneratorët dhe koncesionet e veta korruptive dhe për të vazhduar të qirasë oligarkët me copa të reja.

Rritja e çmimit të naftës prek të gjitha shtresat e popullsisë, që nga mijëra përdorues mjetesh tek çmimet e transportit publik, tek rritja e çmimit të produkteve ushqimore të shportës dhe dhjetëra shërbimeve të tjera.

Kjo situatë i ka detyruar mijëra qytetarë anembanë vendit që të protestojnë, pasi buxhetet familjare të tyre janë drejt shkatërrimit dhe është vënë në rrezik mbijetesa e përditshme e qytetarëve.

Edi Rama për të justifikuar korrupsionin e tij, gënjen kur lidh çmimin e naftës me çmimin e energjisë elektrike. Për energjinë elektrike, vetëm 3 muajt e fundit Edi Rama i ka dhënë qindra milionë euro për të mbyllur gropat e zeza të korrupsionit dhe përdorimit të energjisë elektrike si mall elektoral për të blerë vota.

Për sa i takon çmimit të naftës, qeveria si bashkëpërgjegjëse për krijimin e monopolove ka krijuar dhe lejuar situata ku çmimi lëviz brenda ditës dhe brenda pak orësh.

I bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotit Gledis Nano që të marrë përgjegjësitë për sjelljen e uniformave blu të paidentifikuar dhe me fytyra të mbuluara dhunojnë qytetarët e ndershëm që protestojnë paqësisht për rritjen e çmimeve, të ndalë dhunën ndaj mediave që pasqyrojnë protestat, të ndalë dhunën e turpshme që nuk ka kursyer as vajzat dhe gratë dhe t’i japin përgjigje krimit dhe trafikantëve të cilët e kanë kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e europës. Këtë presion shqiptarët nga policia dhe jo të kthehet në vegël qorre të Edi Ramës dhe interesave të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *