Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se gënjen për numrin e të vdekurve që mund të kishte Shqipëria nëse nuk do të ishte ai në krye të qeverisë. Vasili tha në “Facebook” se Rama po bën çdo ditë propagandë.

“Kryeministri bazuar në sistemin nazist Gëbelsian të propagandës lëshon genjeshtra gjigante që të mbysë mendjen e njerëzve me to. Arrin të thotë kryeministri se Shqipëria me 2.8 milionë banorë do të kishte vdekje 4 fishin e Kinës me 1 miliard e 500 milionë banorë dhe ai na shpëtoi. Shqiptaret nuk janë indigjenët që po mashtrohen nga kolonizatorët. Turp për kryeministrin që duke gënjyer në këtë mënyrë tregon përbuzjen dhe urrejtjen mdaj shqiptarëve.”

Sipas tij, Ramën e pret fundi i tmerrshëm si Paul Joseph Goebbels, ministër i propagandës së Gjermanisë naziste.

“Është mirë të hapin librat e historisë dhe të shohin edhe një herë dhe me vëmendje bile, fundin e Gëbelsit të Hitlerit, etj.. Ishte vërtet një fund i tmerrshëm ai i tyre. I tillë i pashmagshëm është dhe do të jetë edhe për këdo që ushqen iluzione si të atyre…!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *