Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vasili, në një deklaratë për mediat, tha se Rama e tregon diçka të tillë me veprimet e tij.

 

“Është shumë e qartë për të gjithë ju, shqiptarët që jetojnë këtu por dhe gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që Edi Rama nuk e do dhe është orientuar qartë e të mirëpërcaktuar kundër integrimit europian të Shqipërisë dhe antarësimit në BE. Të gjithë veprimet e tij dhe e gjithë retorika e tij i shërbejnë vetëm kësaj strategjie. Njëherazi dhe mashtrimi sistematik pse jo demonizimi i BE ka pasur një qëllim akoma më të lig. Për të krijuar një ndjenjë armiqësore të shqiptarëve ndaj BE. Është shumë e qartë kjo strategji e Edi Ramës është një alibi e mirëfilltë për të justifikuar veprimet e tij anti europiane dhe orientimin e tij drejt realiteteve të tjera që nuk janë europiane e që nuk mbartin për hiçgjë asnjë nga vlerat shumë të rëndësishme të të gjithë Evropës. Sigurisht që integrimi europian për Shqipërinë dhe shqiptarët do të thotë qartë demokraci e konsoliduar do të thotë konsolidim dhe sundimi shtetit të së drejtës, konkurrencë e ndershme, ekonomi e dekriminalizuar do të thotë bllokim të pastrimit të parave, do të thotë transparence të plotë të të gjithë veprimeve, liri të medias, zëri dhe syri i qytetarëve të jetë mbi qeverisjen.”

 

Petrit Vasili shtoi se shqiptarët kanë si objektiv ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa. Sipas tij, kjo gjë nuk mund të ndryshojë pavarësisht aleancave që bën Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *