E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Rama emëron skulptor në krye të AKU

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka emëruar një skulptor në krye të Agjencisë së Kontrollit të Ushqimeve në Gjirokastër.

 

Në “Facebook”, Vasili tha se bëhet fjalë për skulptorin Armanad Hilaj.

 

“Delenxhiu KM emëron një skulptor në krye të Agjencisë së Kontrollit të Ushqimeve Gjirokastër! Ky KM që bënte si karagjoz kohë më parë duke komentuar CV-të e të tjerëve ka emëruar një skulptor në krye të AKU në Gjirokastër. Shiheni CV e këtij skulptorit Armand Hilaj sot drejtor i AKU dhe kuptoni se në ç’duar është Siguria Ushqimore në Gjirokastër. Po presim delenxhiun të bëjë justifikimin idiot të radhës. A ka shqiptar që e beson më këtë delenxhi?”

Vazhdo të lexosh

Reklamë