Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se u deklarua publikisht si një armik i integritetit territorial të shtetit të Kosovës.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se Rama është gati që të japë dhe kufijtë e Kosovës si koncesionet në Shqipëri.

 

Sipas tij, Rama është kthyer në një kamikaze kundër Kosovës, ndërsa thekson se 16 shkurti është e vetmja mudnësi oër ta ndalur.

 

“Edi Rama gati te jape kufijte e Kosoves si koncesionet ne Shqiperi. Edi Rama tashme publikisht u deklarua si armik i betuar integritetit teritorial dhe kushtetues te Kosoves te fituara me sakrifica çnjerezore pas dekadash te tera perndjekjeje, masakrash e lufterash pa fund. Ndonese s’ka asnje tager te flase per token e Kosoves, Edi Rama ne funksion te detyrave, qe merr nga pjeset me te erreta dhe te egra antishqiptare shfaqet si kamikaz antiKosove. Ne mendjen e Edi Rames eshte e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale te mos jepen me koncesion dhe te grabiten ne menyre te pameshirshme prej tij dhe cdo hajduti tjeter kendej e andej kufirit. Shqiperia ka qene ne shekuj e palekundur ne krah te Kosoves ne cdo hall te madh te saj. Eshte hera e pare qe nje renegat ne krye te qeverise se Shqiperise merr misionin te demtoje dhe zhbeje Kosoven.Asnje shqiptar i vetem nuk eshte ne krah te Edi Rames ne axhenden e tij te ndyre antiKosove. Ne 16 shkurt cdo qytetar proteston per veten dhe sivellain e tij ne Kosove. 16 shkurti eshte me shume se mision me shume se detyre,me shume se patriotizem!!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *