E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Qeverisë për një shkollë fshati ju dashka 1 vit, për vjedhjen e Teatrit 5 minuta

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon deputetin Balla për protestën në shkollën Mengel.

 

Reklamë

Përmes  një statusi Vasili shkruan se, qeverisë për një shkollë ju dashka një vit e gjys për ta ndërtuar ndërsa për vjedhjen e Teatrit i mjaftuan 5 minuta.

 

“Shkolla ne Mengel dashka 1 vit e gjysem,vjedhja e Teatrit 5 min. Turp dhe faqe e zeze. Ne Mengel te Elbasanit dhuna behet ne mes te sheshit ne sy te femijve nga ca maskarenj me pushtet,qe jane pjella te dhunes dhe instrumente te saj. Ky deputeti qe nuk ja di turpit ku e ka shtepine, na nxjerr edhe dokument,qe shkolla qenkesh ne gjendje te keqe qe ne qershor te 2017. Po keta faqezinj gllaberuan Teatrin brenda nates ndersa per nje shkolle fshati ju dashka nje vit e gjysem.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë