E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili-qeverisë: Boll me dëngla mashtruesish, plotësoni kërkesat e studentëve

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë që t’i lërë komentet mënjanë dhe të miratojë kërkesat e studentëve.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili e akuzoi qeverinë se po mashtron dhe po bën moral me argumentin se ka plotësuar kërkesat e studentëve.

 

Reklamë

Sipas Vasilit, e gjithë mazhoranca është ngarkuar nga kryeministri që të mashtrojë ndërkohë që nuk ka bërë asgjë.

 

“Qeveri boll me komente,ploteso kerkesat e studenteve!!! Kerkesat shume te drejta te studenteve jane aty. Pse s’i zgjidhin,por bejne komente dhe dengla mashtruesish te rendomte ne FB?! Per cfare ulen ne ato karrige apo vetem per te grabitur parate e njerezve te thjeshte? Apo rendesi ka te grabisin 40 milion euro tek unaza e re dhe te lene qindra studente edhe me vetem me 4 ËC edhe pa uje,edhe nga 6 vete ne dhoma. Ti lene edhe pa ndertesa,ti lene edhe pa libra,ti lene edhe pa ngrohje. Edhe thone paturpesisht i kemi plotesuar kerkesat. Edhe ZDF-ja gjermane e tregoi qarte se ç’kerkesa kane plotesuar. Apo i ka mesuar ai i shkalluari,qe kane kryeminister se edhe ZDF- ja eshte kazan. Si s’kane turp xhanem!! Edhe kane guxim e bejne moral keta te pacipe ne qeveri, qofshin te shkarkuar e te ngarkuar nga kryemashtruesi i tyre!!! Plotesoni kerkesat dhe mbyllni gojen!!!

Vazhdo të lexosh

Reklamë