Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se qeveria Rama rad he tani mbetet vetëm kryeministri për t’u larguar.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili duke u ndalur tek asambleja e PS dhe ndryshimet në qeverisje që bëri kryeministri, deklaroi se shumë shpejt dhe me pak durim do të largohet Rama.

 

“Qeveria ra!! Tani mbetet vetem kryeministri,por durim,per fare pak do te iki edhe ai!!!”

 

Ndërkohë me herët, Vasili po në një postim në “Facebook”, u shpreh se shqiptarët duan llogari për të gjitha grabitjet e Edi Ramës.

 

“Shqiptaret duan llogari per grabitjet e Edi Rames, ku as rrezimi dhe burgu i te cilit nuk mjaftojne? Edi Rama ka nje llogari shume te madhe te hapur me shqiptaret te cilen heret e vone drejtesia do ta coje ne vend sepse Edi Rama do te duhet te jape llogari deri ne nje: Se si i grabiti 40 milion eurot te Unaza e Re me tendera me kompani mashtruese,me oferta zero leke,me cmim 19 milion euro km. Se si u grabiten parate e OST nga te njejtit mashtrues me tendera hajdutesh dhe me oferta zero leke serish. Se si koncesioni i rruges se thumanes shkoi ne 22 milion euro km dhe me nje mega grabitje qindramilion euro. Se si rruga vlore orikum grabit rreth 70 milion euro per nje zgjerim 3 m duke rrembyer dhjetra milion euro. Se si i paguhen miliona euro Check up per ekzaminime te pakryera pra dhurate per qeverine dhe oligarkine. Se si qindra milion euro te tjera i gllaberijne koncesionet e tjera per sherbime qe shqiptaret i marrin me cilesi shume me te ulet se me pare. Se si qindra milion euro para te pista i ka lejuar te futen dhe te shkaterrojne ekonomine dhe te falimentojne mijra biznese. Se si u grabit teatri,qe te pastrohen mbi 200 milion euro diten per diell.”

 

Vasili tha se kjo është llogaria e hapur qindra milion euro që Edi Rama ka me shqiptaret ku as rrëzimi dhe burgosja e tij nuk mjaftojnë për të shlyer greminën financiare, që i ka shkaktuar vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *