Vasili: Qeveria do ta marrë shpagimin në protestën e madhe mbarëpopullore

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen opozitës për të larguar qeverinë.
Në një deklaratë për mediat, nga selia e LSI, Vasili duke u ndalur tek përgjimet e fundit të publikuara nga PD, deklaroi se këto fakte tregojnë qartë se policia është nën presionin e krimit dhe se është ky I fundit që drejton.
Sipas Vasilit, e vetmja mënyrë për tu larguar nga krimi është nëpërmjet largimit të qeverisë.
“Asnjë qytetar nuk trembet nga kjo qeveri dhe pikërisht është dhe do të jetë në sheshe sepse do të çlirohet një herë e përgjithmonë prej tyre. Edhe një herë faktet tronditëse të cilat janë në duart e qytetarëve, audiot e përgjimeve, ku policia tërhiqet për veshi, për gryke nga kriminelët të cilët e keqtrajtojnë, i dhunojnë dhe njëkohësisht paguhen prej saj, janë fakte të cilat do të mbeten të pashlyera në memorien e shqiptarëve, ato do të marrin shpagimin vetëm me protestën e madhe mbarë popullore, e cila çliron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë dhe vendos një standard të ri shumë të lartë qeverisës, të qeverisjes.”




