E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Qeveri e kriminalizuar, Shqipëria vend i korruptuar

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me kthimin e dosjes hetimore “184” nga SPAK, për shit-blerjen e votave në Dibër.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Vasili e konsideroi Ramën autor dhe dirigjues të kësaj dosjeje, për të cilin shtoi se është i kapur nga krimi i organizuar.

Sipas Vasilit, 5 kryetarë bashkie që rezultojnë me rekorde kriminale vazhdojnë të jenë ende në detyrë sepse kryeministri “nuk guxon t’i shkarkojë”.

 

Reklamë

“Të nderuar qytetarë dhe ky është një fakt, kemi praktikisht të njohur botërisht, drejtorë, deputet, ministra edhe vetë kryeministrin shqiptarë në dosjen 184 të grabitjes masive kriminale të votave dhe të korruptimit tragjik të shtetit i cili tashmë dihet botërisht dhe ky autori i kësaj çështje është vet kryeministri dhe dirigjuesi i saj. Gjithashtu kemi 4 drejtorë, 4 oficer policie, denoncues të fortë, luftëtarë në vijë të parë me trafikantët që denoncuar të vërteta tronditëse të cilët u kërcënuan, u shantazhuan dhe u detyruan të lënë Shqipërinë dhe të kërkojnë dhe azil politik dhe 2 prej të cilëve e kanë fituar këtë azil politik dhe gjithë këto kërcënime dhe shantazhe dhe ky presion për fajin në thonjëza sepse denoncuan trafikantët i ardhur nga kryeministri dhe nga gjithë shpura e tij rreth e përqark është fakt, është fakt gjithashtu që të njëjtët oficer policie të cilët bashkëpunojnë me organi inteligjence ndërkombëtare për luftën kundër trafikut dhe drogës me antimafian italiane dhe me këdo ndodhen në listat e kërkimit nga ministria e brendshme nga drejtuesit e policisë të Edi Ramës me urdhrin e Edi Ramës pra vazhdojnë.”

 

Ndër të tjera, ish-deputeti thekson se dhjetëra tendera iu janë shpërndarë kriminelëve, dhe Shqipëria renditet në një nga 3 vendet më të korruptuara në botë.

 

“Pra është një kriminalizim me fakte tronditëse që flasin vetë, që ulërasin vetë, por të padënuar për shkak të kapjes së drejtësisë në mënyrë kriminale nga mazhoranca e udhëhequr nga i njëjti kryeministër, i cili sot mbas 7 vitesh kujtohet dhe flet sot për kriminalizimin, mbasi kriminalizoi dhe votimet ku votoi vetë, numëroi vetë dhe nxori rezultatin vetë.
Këto janë arsyet e mëdha që nuk ka dhe nuk si të ketë investime të huaja në Shqipëri, e për të cilat dhe biznesmenët shqiptar për mungesën e sigurisë në vend detyrohen ti lëvizin investimet e tyre dhe t’i çojnë dhe të investojnë në vende të tjera dhe në vende fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk ofron asnjë siguri për shkak të kriminalizimit të jetës së vendit, të policisë, të drejtësisë, të zyrave të shtetit, të dhjetëra drejtorëve, nga të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë vetëm në 2 vitet e fundit pafundësisht. Dhe këto janë fakte.”

 

Ndërkohë, Vasili nënvizoi se kreu i shtetit është kujdesur që të kriminalizojë drejtësinë, ndërsa shton që jemi duke hyrë në vitin e katër të Reformës në Drejtësi dhe ende nuk është formuar Gjykata Kushtetuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë