Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili drejtoi pesë pyetje për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion këtë të hënë. Pyetjet kanë lidhje me udhërarrestet e lëshuara për komisionerët zgjedhorë, që më pas dolën të vdekur.

Në “Facebook”, Vasili tha se SPAK po gënjen dhe po humbet besimin e qytetarëve.

“SPAK gënjeu e tha: ‘Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çrregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit’.

Pse gënjeu kaq trashë SPAK-u?

A është vërtetë kaq jo profesional SPAK-u ?

Cili hall politik e bëri SPAK-un kaq qesharak?

A është i njëjti SPAK që nuk heton dosjen ‘184’ ku i ka kryeministër, ministra, deputetë drejtorë policie sa një mal?

Po tek dosja ‘339’ kush ja mbylli sytë dhe veshët SPAK-ut për të mos dëgjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtore që ktheheshin në zgjatim të kriminelëve për vota??”

Vasili drejtoi një mesazh edhe për përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri.

“Këto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i 109 milionë eurove që i duhen paguar Beçhetit, etj., janë momente turpi dhe shkatërrimi të besimit ndaj SPAK-ut. Ndonjë ndërkombetar që ekzaltohet në mënyrë artificiale për “komeditë” politike të SPAK-ut s’mund të mbyllë dot më sytë përpara këtij realiteti, pasi faktet janë kaq kokëforte!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *