Nënkryetari I LSI-së, Petrit Vasili e quan kryeministri Edi Rama një person që e urren Shqipërinë dhe që lufton për rrënimin e saj. Sipas tij, një kryeministër që e do vendin e tij do të punonte për progresin e vendit.

 

Duke iu referuar paketës “Anti-KÇK”, Vasili shkruan në “Facebook” se kreu i qeverisë duhet ta shkarkonte me kohë ish-ministrin Saimir Tahiri.

 

“Pse Edi Rama e urren kaq shume Shqiperine? Shqiperia nuk ka pasur asnje here nje kryeminister, qe e urren dhe e lufton Shqiperine si Edi Rama. Duket qarte se urrejtja e tij eshte kaq e forte sa qe e ndalon te beje edhe veprimet me te thjeshta, qofshin ato edhe ne favor te tij dhe ruajtjes se imazhit te tij, qe rrenohet perdite e ne menyre te pandalshme. Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do pranonte kurre qe Shqiperia te merrte damken e Kolumbise se Europes dhe do te shkarkonte me kohe Saimir Tahirin e kedo tjeter ne polici e perqark saj qe kjo te mos ndodhte kurre. Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te pranonte ta conte Shqiperine si nje nga tre vendet me te korruptuara te botes dhe do te shkarkonte kedo minister drejtor apo nepunes sepse kjo damke turpi eshte shkaterrim per vendin.”

 

Vasili nuk la pa përmendur edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, të cilat i cilësoi të “turpshme” dhe “moniste”.

 

“Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te sillej egersisht dhe armiqesisht me Kosoven duke mbeshtetur copetimin e kufijve te saj dhe perjashtimin e izolimin e saj ne favor te interesave me te zeza antishqiptare. Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do ti shkaktonte Shqiperise shpopullimin me te frikshem dhe me trondites per ekzistences e vendit. Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te pranonte te kriminalizonte parlamentin,pushtetin lokal dhe administraten shteterore duke i mbushur me njerez me te kaluar kriminale e duke i mbrojtur ata me cdo mjet. Asnje kryeminister, qe e do vendin e tij nuk do te grabiste me kriminele votat e shqiptareve sic kane provuar boterisht dosjet 184 dhe 339.”

 

Në mbyllje të shkrimit të tij, ish-deputeti nga radhët e LSI-së theksoi se Shqipëria është në kërkim të një kryeministri që e do vendin e tij.

 

“Shqiperia kerkon ethshem sot qe te ndahet nga helmi i urrejtjes dhe percarjes qe mbjell Edi Rama dhe rikthimin tek bashkimi dhe forca e atdheut dhe familjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *