E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Propozimi ynë për KQZ garanton ekuilibrin e vendimmarrjes

Për nënkryetarin e LSI, Petrit Vasilin, propozimi i opozitës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është i duhuri sepse në këtë mënyrë ruhet ekuilibri kur të merren vendimet.

Ai e mbrojti formulën duke shtuar se ajo heq nga duart e PS mundësinë për të bërë zgjedhje si në 30 qershor. Vasili bëri thirrje drejt mazhorancës që të reflektojë.

Reklamë

“Të gjitha garancitë aktuale të kodit riprodhohen në këtë propozim ashtu siç janë. Ose në komisionet e treta, ruhet balanca 3-2, por nuk mund të jetë 5 me zero për maxhorancën. S’mundet që kjo garanci të zhbëhet nga një kod që duhet ti rrisë këto garanci. Kjo dakordësi respekton frymën e dakordësisë, e depolitizimit, respekton mekanizma të konsoliduar. Në tërësinë e saj, propozimi ynë garanton ekuilibrin në marrjen e vendimeve, ka 0 privilegje për opozitën, por nuk i jep mundësinë PS që të prodhojë një 30 qershor të ri. Ne besojmë shumë që ka kohë, është në dispozicion për të bërë këtë reflektim.”

Mazhoranca nga ana tjetër, pret një reflektim nga ana e opozitës. Thirrjen për të e drejtoi Damian Gjiknuri pasi u mbyll mbledhja e Këshillit Politik. Palët nuk po bien dakord për mënyrën sesi duhet të zgjidhen anëtarët e KQZ.

Opozita propozon që të kalohet në tre faza: Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit; Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 mazhoranca dhe 2 opozita; Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë