Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja, të...

Plagoset me thikë një person në Tiranë

“Skandal me hotelin Zig-Zag”, Berisha: Isa Aliu përfitoi tokën...

Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet seanca në...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën...

34-vjecari u vra me plumb pas koke, vijon kërkimi...

“Më luti të bëja foto me të, më erdhi...

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të...

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet axhenda, çfarë...

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas tensioneve jashtë...

Vasili: Prokuroria të hetojnë deklaratat e policisë

22 Shkurt 19:25

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i ka quajtur  quajti skenarë puçistë për të trembur qytetarët, informacionet e shpërndara nga policia për pjesmarrjen e grupeve kriminale në protestën e opozitës te parlamenti.

 

Sipas tij, policia kërkonte të ndalonte komunikimin mes organizatorëve me qëllim që të degradonte protestën në dhunë.

 

“Policia gjithashtu referoi në komunikatën e saj se kishte informacione të plota dhe të sigurta për nxitje të dhunës, organizime të natyrës kriminale dhe synohej hyrja me dhunë në sallën e Parlamentit të Shqipërisë. Këtë informacion të manipuluar me qëllimin e vërtetë ndalimin, pengimin dhe dekurajimin e protestë së jashtëzakonshme dhe të paparë të qytetarëve shqiptarë, iu shpërnda edhe trupit diplomatik në Shqipëri, miqve dhe partnerëve të Shqipërisë dhe mediave të huaja gjerësisht.  Çfarë ndodhi realisht? Realisht qytetarët panë në sytë e tyre anembanë Shqipërisë përfshirë edhe mijërat e qytetarëve të shkëlqyer protestues, të cilët të gjithë së bashku organizuan një protestë shembull në të gjitha pikëpamjet për madhështinë dhe për mesazhin, që ishte pikërisht e kundërta e këtij skenari puçist të cilët këta horra që kanë rrëmbyer pushtetin dhe që e përdorin në funksion të frikës dhe të mbajtjes fort të lidhur tek karrigia, bën kundra qytetarëve të tyre. Ata e konsideruan opozitën gjoja një rrezik të sigurisë kombëtare. Ku qëndronte ky rrezik i sigurisë kombëtare? Si u përligj?  Në funksion të po këtij skenari ogurzi u ndërpre edhe lidhja telefonike për orë të tëra. Gjoja me shkakun për informacione që rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ishte pikërisht e kundërta. Për të lënë organizatorët e protestës pa mundësi komunikimi, që protesta të degradonte dhe për shkak të provokimeve të përgatitura me kujdes nga qeveria, kjo protestë të merrte një drejtim në atë pikëpamje që qeverisë i pëlqente dhe pastaj të demonizohej brenda dhe jashtë vendit.”

 

Gjithashtu në deklaratën e tij për mediat Vasili është shprehur se opozita është krejtësisht vigjilente dhe duke pasur informacione për këtë puç kishte marrë masa të saj të plota suplementare, për të mbajtur në kontroll të plotë mbarëvajtjen e protestës. Në fjalën e tij ai ka bërë thirrje që autoritetet përkatëse të marrin masat në lidhje me këto ngjarje.

 

“Prokuroria e vendit, pse jo edhe shërbimet partnere, të hetojnë gjerë e gjatë se cilat ishin këto informacione të manipuluara dhe mashtruese që u hodhën dhe u servirën në publik, që lejuan mbylljen me tela të Parlamentit, të cilat shpërndanë nëpër Kancelaritë ndërkombëtare informacion të rremë, të cilat lejuan bllokimin e telefonisë celulare të vendit për orë të tëra, duke lënë mijëra qytetarë pa komunikim me njëri tjetrin, qytetarë që mund të kishin edhe probleme personale të ndryshme.”

Posted Under:
Politike
Tagged:
Deklarate LSI policia Vasili

Nga e njëjta kategori

“Skandal me hotelin Zig-Zag”, Berisha: Isa Aliu përfitoi tokën në Vuno, por në kadastër nuk figuron shitësi

më shumë...

Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative, kur u caktua gjyqi i ardhshëm

më shumë...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

më shumë...

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet axhenda, çfarë do të diskutohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:40

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi...

3:36

Dita e 19-të e tubimit në Tiranë,...

3:29

Plagoset me thikë një person në Tiranë

3:25

“Skandal me hotelin Zig-Zag”, Berisha: Isa Aliu...

3:05

Dy vajzat e mitura u mbytën në...

3:05

Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet...

2:54

Klasat e nënta testohen për gjuhën, 29...

2:51

Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy...

2:44

Vrasja e ish policit Santiago Malko, Apeli...

2:34

Ekspozita “Kujtesa e kohës”, të rinjtë në...

2:24

Festivali “Triangle” në Durrrës, muzikë dhe ekspozitë...

2:18

Shpallen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë...

2:02

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin...

2:01

34-vjecari u vra me plumb pas koke,...

1:58

Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla...

1:36

“Më luti të bëja foto me të,...

1:26

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të...

1:12

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet...

12:42

Siguria rrugore dhe menaxhimi i trafikut për...

12:35

Melia Durrës ngre “Flamurin Blu”, është destinacioni...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kolegëve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.