E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Prokuroria, avokate dhe kamikaze e kryeministrit

Petrit Vasili vijon të sulmojë prokurorinë në lidhje me dy rastet e fundit “Babale” dhe “Xhisiela”.

Kreu i grupit parlamentar të LSI përqëndrohet më së shumti tek padia që opozita ka bërë pak kohë më parë ndaj Ramës për audio-përgjimin ku kryeministri pretendoi se e dinte përgjigjen e materialit audio të publikuar nga PD ku pretendohej se Albert Veliu fliste me Agron Xhafaj për trafik drogë.

Vasili thotë se duke mos e marrë të pandehur Ramën, prokuroria po merr përsipër të jetë avokate dhe kamikaze e kryeministrit.

 

Reklamë

 

Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj.

Prokuroria ka marre persiper te jete avokate dhe kamikaxe e kryeministrit.
Dy padi te pakapercyeshme rendojne keqas mbi kryeministrin.
Prokuroria nuk guxon ta therrase,ta pyese ta procedoje kryeministrin e paditur,te veteshpallur fajtor.
Prokuroria ka vendosur te jete kunder popullit,kunder ligjit dhe kunder kushtetutes.

Dihet boterisht se ç’ndodh kur je kunder popullit dhe ligjit,dihet edhe fundi i kamikaxeve.
Tanime prokuroria e zgjodhi fatin e vet….

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë