E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili përshëndet vendimin e Metës: Ministrat e Ramës njësh me krimin

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin si ministër të Brendshëm, të Sandër Lleshit.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili u shpreh se mosdekretimi I një propozimi të kryeministrit vendosi përpara opinionit publik sfidën e integritetit të dërmuar të qeverisë.

 

Reklamë

Sipas Vasilit, mosdekretimi I Lleshit ishte një veprim I duhur pasi zgjedhjet e Ramës kanë treguar para opinionit publik se ministrat e Brendshëm janë bërë njësh me krimin.

 

“Integriteti i shkoqur dhe alibite e lodhura mediatike pas nje mosdekretimi. Mosdekretimi i nje propozimi te nje kryeministri per nje keshilltar te tij eshte ngjarja qe vuri perpara opinionit sfiden e integritetit te derrmuar te qeverise qofte si identitet politik, programor dhe moral per me shume se cdo gje tjeter. Zgjedhje te deshtuara te njepasnjeshme ministrash te brendeshem, kane renduar si kurre me pare situaten e rendit dhe te sigurise, trafiqeve, krimit te organizuar, pastrimit te parase se piset. Aq me e rende eshte situata pasi provat qe nga ministrat e deri te komandantet e policise u bene njesh me kriminelet jane tani publike dhe te njohura nderkombetarisht. Zgjedhjet pa integritet çintegruan nje nga shtyllat madhore te sigurise kombetare, pra rendin dhe sigurine publike. Mosdekretimi dhe perkujdesja per nje zgjedhje me integritet te larte ishte nje veprim e detyrim ne kohen e duhur.”

 

Vasili u shpreh se integriteti I dërmuar është I vetmi dimension I kësaj qeverie. Ai u shpreh se alibitë e lodhura mediatike që keqlexojnë Kushtetutën u ngajnë psherëtimave dhe gjetheve të fikut që duan të mbulojnë një dezintigritet qeveritar.

 

“Integriteti i derrmuar eshte dimensioni i kesaj qeverie, qe marionetizimin e ka dimension te saj. Alibite e lodhura mediatike, qe keqlexojne kushtetuten u ngjajne psheretimave dhe gjetheve te fikut, qe duan me pa derman te mbulojne nje dezintegritet qeveritar shume te qarte dhe qe s’ka nevoje per analize. Demonizimi i integritetit per llogari te pushtetit eshte nje krim i vertete shoqeror. Cdo avokati anti-integritet eshte per llogari te se mires se xhepit dhe jo te se mires se shtetit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë