E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Për turpin e Ramës 80% e policëve aplikuan për Lotarinë Amerikane

Petrit Vasili ka vijuar me akuzat e forta drejt kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

 

Këtë herë në profilin e tij në facebook, kreu I grupit parlamentar të LSI, e dërgon tek vëmendjen tek dëshira sipas tij, e policeve për të lënë vendin.

 

Vasili thotë se për turpin e Ramës 80% e policeve kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe kjo është rrjedhojë e faktit se 70% e familjeve të policeve jetojnë nën minimumin jetik.

 

 

Per turpin e Edi Rames 80% e policeve kane aplikuar per llotarine amerikane.

Per faqen e zeze te Edi Rames 70% e familjeve te policeve jetojne nen minimumin jetik.

Ne ditet e errta te Edi Rames shqiptaret kane qene me te pasigurte se asnjehere,pronat e tyre me te rrezikuara se kurre,familjet me te shqetesuara se asnje here.

Me te qetet dhe te sigurtet ne ditet e Edi Rames kane qene vetem trafikantet dhe kriminelet.

Ne ditet e zeza te Edi Rames shqiptaret e kane pare lirine,dinjitetin te neperkembur dhe policine te demoralizuar,te varfer dhe te percmuar e neperkembur dhe jo si mbrojtjen e tyre..

Cdo dite me tej e Edi Rames eshte dite e keqe per kedo.

Vazhdo të lexosh