Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili nuk u kursye në sulme dhe etiketime ofenduese për kryeministrin Edi Rama.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili komentoi deklaratat e kreut të qeverisë për vaksinimin e popullsisë.

 

Për numrin dy të LSI, situata është shumë e rëndë, por Rama e ka mendjen të bëjë batuta.

 

“Kur qeveris karagjozi parazit, pandemia vret! Sot 18 vdekje nga COVID. Mijëra të infektuar dhe asnjë lek ndihmë për ilaçe e shërbime mjekësore nga qeveria e karagjozit parazit. Sot ndau edhe të moshuarit se kush duhet të rrojë e kush jo, sipas meritave thotë karagjozi, prandaj vaksinat do t’i ndajë sipas psikopatisë së tij dhe jo siç thotë shkenca: tek më të rrezikuarit. Situata është shumë e rëndë dhe sharlatanizmi antishkencë dhe antihuman e ka rënduar akoma më shumë atë. Të gjitha kufizimet, shtrëngimet, oraret policore, një deshtim i padëgjuar. Karagjozi parazit bën batuta idiote dhe kinema me trasta vaksinash. Ndërkohë që njerëzit humbin jetën, karagjozi parazit përqesh vdekjen dhe tregon përralla me kontrata vaksinash. Lekët vërshojnë tek koncesionet, oligarkët dhe te hapja e fronteve për pastrimin e parave të Ndranghetës. Njerëz, ky karagjoz parazit ju vret jetën dhe shëndetin. Karagjozi parazit ka vetëm një moto: #PunëpërNdranghetënGjumëpërQytetarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *