Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjithmonë kur shkel Kushtetutën, devijon dhe flet për negociatat e Shqipërisë dhe integrimin europian.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se Rama ka bllokuar për tre vite integrimin në BE dhe marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë vetëm për të marrë postin e kryetarit të qarkut Fier.

 

“Rama njeriu antiintegrim! A Keni degjuar Ramen, qe sa here shkel Kushtetuten apo ben gati Koncesionin e radhes fillon e flet per Integrimin Europian dhe per Negociatatat? Fillon zbulon armiqte dhe miqte e Integrimit. Po kush me mire se Rama mund ta beje kete? Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale. Per te freskuar memorjen e te gjitheve ndiqeni VIDEON, qe tregon se si Rama bllokoi per tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit te vendi Kantidat te Shqiperise vetem e vetem per nje cope Kryetar Qarku ne Fier.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *