E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 40 minuta më parë
Politikë

Vasili: Pas 2 muaj e gjysmë, qeveria propozon të kryhen testime në laboratorë privatë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se qeveria po kërkon të kryejë testimet për koronavirusin edhe në laboratë privatë.

Sipas tij, edhe pse deri dje e refuzonin në mënyrë kategorike këtë gjë, tani ka mazhoranca ka ndryshuar pozicion.

Reklamë

Për të mbështetur këtë, Vasili e shoqëroi postimin edhe me një lajm ku flitet për një dokument të ISHP që kërkon që testet të kryhen tek private sepse nuk kanë kapacitete.

“Pandemia, refuzuan testimet në laboratore private, ndërsa tani bëjnë të kundërtën! Që në 1 prill i kam kërkuar publikisht Edi Ramës dhe qeverisë të bëheshin testime duke përdorur të gjitha mundësitë laboratorike publike dhe private. Por e REFUZUAN egërsisht!! Sot po këta mbas gati 2 muaj e gjysmë më vonë, pra me një vonesë shumë të madhe propozojnë atë që refuzuan 2 muaj e ca më parë. Shiheni vetë postimin tim të datës 1 prill dhe kërkesën e këtyre në 8 qershor dhe komentet i bëni vetë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë