Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shpresë se vizita e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee, do përbëjë një moment kthesë të krizës politike. Përmes një statusi në Facebook, Vasili shprehet se kjo vizitë është një shans për kompromisin, që mundëson vazhdimin e integrimit europian dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Për Vasilin, takimet e zyrtarit amerikan me krerët e politikës shqiptare, janë një shans për normalitetin dhe qetësinë që duan dhe aspirojnë të gjithë. LSI edhe më parë është shprehur për arritjen e konsensusit politik nga dialogu. Madje ka theksuar se për këtë qëllim është gati të dorëzojë të gjitha mandatet e saj qeverisëse. LSI është shprehur se nje procesi zgjedhor pa praninë e opozitës cenon legjitimitetin e institucioneve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *