E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vasili nxjerr videon: A do ta padisë për shpifje Macron këtë Edi Ramën?

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mashtron në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga BE për çështjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Në një postim në Facebook, Vasili duke u ndalur tek deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare ka publikuar një video të presidentit francez Emmanuele Macron ku ai thekson se ka një shumicë shtetesh që janë kundër integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në BE.

 

Reklamë

Më tej Vasili shprehet me ironi nësë do e padisë pressidenti francez për shpifje kryeministrin Rama apo jo.

 

“Skandali.A do ta padise Makroni Edi Ramen per shpifje???(VIDEO). Dje Edi Rama ne menyre te pacipe dhe plotesisht i vendosur ne zanatin e genjeshtarit ordiner,pa qene hiç fare prezent ne tavolinen ku diskutoheshin negociatat,duke u perpjekur te nxjerre genjeshtar Presidentin Makron tha: “Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë:Holanda dhe Damimarka.” Presidenti Makron shume qarte,me ze dhe me figure deklaroi se nje shumice vendesh ishin kunder Shqiperise.Ja deklarata e Presidentit Makron: “Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”. A do ta padise per shpifje Presidenti Makron kete Edi Ramen?? Sigurisht qe jo.Askush nuk e ka kohen teper qe te merret me nje te marrë. Ne jemi te detyruar,sigurisht nga halli,sepse na ka mbetur i marri ne dere. Megjithate shiheni edhe nje here ne VIDEO deklataten e Presidentit Makron edhe me titra shqip bile,qe te bindeni se cfare genjeshtari ordiner kryeminister kemi ne me kete biçimin Edi Ramen.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë