Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shpërtheu në akuza kundër anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që vulosën si të vlefshme zgjedhjet në Qarkun e Gjirokastrës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili deklaroi se ata po i shërbejnë kryeministrit Edi Rama dhe i paralajmëroi se për këtë vendim, do të mbajnë përgjegjësi.

 

“Rilindasit e KAS janë vendosur hapur kundër ligjit dhe përballë qindra-mijëra shqiptarëve, që nuk do t’i falin kurrë shërbimin e ndyrë që po i bëjnë masakrës zgjedhore. Rilindasit e KAS janë shndërruar në hallkën finale të zinxhirit mafioz qeveritar, që realizoi masakrën e 25 prillit. Rilindasit e KAS të paguar fëlliqur nga rilindja kanë iluzionin se do të mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë individuale për krimin që po konsumojnë. Llogaria e gjithsecilit nga rilindasit në KAS me shqiptarët është e hapur sepse kanë bërë alibinë e vjedhjes së votës tyre dhe mohimit të së drejtës së shenjtë për të votuar të qindra-mijëra shqiptarëve. Këta bastardë dhe palaço, që veprojnë vetëm në emër të urdhrit të Edi Ramës dhe asnjë herë në emër të ligjit, meritojnë çdo ndëshkim. Çdo vendim i tyre rëndon pa kthim pozitën e tyre ligjore dhe morale.”

 

Me tri vota pro, KAS-i rrëzoi kërkesat e opozitës për rinumërim dhe rivotim në Qarkun e Gjirokastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *