Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili premtoi anulimin e ligjit për vetingun në polici, kur opozita të fitojë zgjedhjet. Në një deklaratë për mediat, Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se këtë ligj e përdori për të larguar figura të caktuara, sipas interesave.

 

“Edi Rama nëpërkëmbi dhe shkatërroi e prishi edhe një ligj që u miratua vite më parë për vetingun në polici. E këtë ligj që u hartua atëherë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, e ku ne si forcë politike dhamë mbështetjen tonë, në mënyrë që ta pastronim kokën e policisë nga inkriminimi me trafiqe, me korrupsion, me mbështetjen e parave të pista dhe me gjithë veprimtaritë e tjera ilegale dhe kriminale, u katandis dhe u shndërrua në një copë rreckë, sepse u ndryshua totalisht. Iu hoqën të gjitha nenet përkatëse. I gjithë vettingu në vend të kryhej nga një trupë e pavarur e Policisë, u krye thjesht nga të njëjtët njerëz, që në mënyrë selektive, donin të largonin njerëzit e ndershëm, punonjësit e policisë që zbatojnë ligjin dhe për ti kthyer ata në një polici politike.”

 

Vasili tha se ky ligj duhet anuluar sepse synohet transformimi i policisë në polici politike.

 

“Ky veting është zero. Opozita, pas fitores së 25 prillit, do të anulojë këtë ligj të vetingut, do ta shfuqizojë, do ta zhdukë një ligj të tillë të poshtër e të shëmtuar, i cili është një ligj që kërkon vetëm e vetëm transformimin e policisë në një polici politike, ushtare të Edi Ramës dhe jo ushtare të ligjit, apo ushtare të qytetarit të thjeshtë, që ti shërbejë atij për ti qëndruar prapë, për ti garantuar siguri, për ti treguar që ligji është në krahun e qytetarit dhe jo në krahun e trafikantit, horrit dhe të kriminelit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *