Nënkryetari i LSI, Petrit Vasii tha se policia nuk e ka miratuar kërkesën e mjekëve të QSUT për të protestuar të enjten. A

 

i u shpreh në rrjetet sociale se policia po vepron me dy standarde.

 

“Vetë rilindja dje i quante heronj mjekët dhe po vetë sot policia saj ju ndalon grevën. Mjekëve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID. Kur bën rilindja mbledhje partie, kur çojnë qindra policë të shembin teatrin, apo të bëjnë propagandë bashkiake plot me njerëz s’ka asnjë rëndësi COVID. Po a kanë turp këta. Rilindja paguan miliarda euro për koncesione e tendera sekretë, ndërsa kaq pak euro për këto kërkesa minimale të mjekëve nuk i jep kurrsesi. Çfarë turpi!”

 

Petrit Vasili shtoi se mjekët nuk kanë nevojë për duatrokitje ballkonesh, por për mbështetje financiare dhe siguri në punë.

 

Kryeministri Edi Rama ka ftuar mjekët në një takim të enjten në orën 09.00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *