Petrit Vasili, kryetari i ri Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar(KDK) të dielën, deklaroi se objektivi i kësaj force politike në zgjedhjet e 18 qershorit është që ajo të dalë forcë e parë.

 

Në fjalën e tij, Vasili vuri në dukje angazhimin e pareshtur të LSI-së për vendosjen e dialogut me opozitën dhe përfshirjen e kësaj të fundit në zgjedhje, në funksion të stabilitetit të vendit, madje, shtoi ai, duke ‘sakrifikuar’ dhe kryetarin e saj.

 

“Objektivi ynë është LSI forcë e parë në zgjedhjet e 2017-s. Kushdo që e dëgjon objektivin kërkon të dëgjojë edhe pse-në. Se LSI punon me bindje për të ardhmen e shqiptarëve, e cila fillon tek rinia e shqiptarëve. Kjo rini ka një model shembull dhe ky model është Lëvizja Rinore për Integrim”, u shpreh Vasili

 

Në vijim ai tha se ne funksion të zgjidhjes së situatës, LSI vuri në dispozicion gjithë atë investim politik, duke filluar nga mandati i kryetarit të parlamentit dhe i të gjitha mandateve të tjera të saj në qeverisje, për të kuptuar se fati i Shqipërisë është shumë më i rëndësishëm se fati politik i secilit prej nesh. Ne nuk mund të ishim të lumtur që t’ja dhuronim kryetarin e LSI-së zgjidhjes politike, por këtë sakrificë e kemi bërë se LSI është mësuar të sakrifikojë për vendin kurse të tjerët ‘JO”. Por, më së fundi pozicioni i Kreut të shtetit do të jetë një pozicion i vërtetë i Kryetarit të Shtetit, si një president i të gjithë shqiptarëve”, tha Vasili.

 

LSI, theksoi ai, nuk ka pasur asnjë kompleks të bisedojë dhe të gjejë zgjidhje edhe me maxhorancën dhe me opozitën, ajo ka pasur vizionin e qetë që në krye të herës, që në funksion të zgjidhjes së situates ne vend t’i shikojë mandatet e saj të parëndësishme, vetëm e vetëm që Shqipëria të ishte një vend më i qetë dhe i begatë për të gjithë. Më në fund kemi një kryetar shteti që ka qetësinë e duhur dhe që gjithë shqiptarëve nuk do i shikohet teza e partisë” tha kryetari i LSI-së.
Vasili nënvizoi se detyra kryesore që LSI ka përpara është që këtë frymë te dukshme pozitiviteti dhe këtij investimi kaq të mirë për shqiptarët ta çojmë shumë fort përpara duke i bindur të gjithë që përmes LSI-së të ndërtohet ajo qe ajo do, një Shqipëri pa konflikte”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *