E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Mazhoranca përdhosi Parlamentin për teatrin

Kreu i grupit parlametar i LSI, Petrit Vasili ka sulmuar qeverinë në lidhje me rrëzimin e Dekretit të Presidentit Meta për teatrin.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili duke u ndalur tek mënyra sesi kaloi në Kuvend Dekreti i Metës, u shpreh se Parlamenti është përdhosur hapur nga mazhoranca.

 

Reklamë

Sipas Vasilit, Kuvendi i Shqipërisë u kthye përfundimisht në mejhane.

 

“Kthejne parlamentin ne mejhane,qe te vjedhin Teatrin. Kuvendi i Shqiperise u kthye perfundimisht ne mejhane. Dekreti i Presidentit per Teatrin u shqyrtua ne komisionin perkates ne ora 10 dhe e fusin ne seance plenare pas nje ore,ne 11.00. Edhe flasin per parlament keta mejhanexhinj vrimash. Hajdutet qeveritare,bashkiake e gjithe ç’jane u dhane urdher dhe keta e perdhosen parlamentin qe vjedhja e teatrit te mos vonohet asnje sekonde. Parlamenti vdiq..rrofte mejhania.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë