E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili-Manastirliut: Pse po gënjen për testimet serologjike?

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar deklaratën e pak ditëve më parë të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa shprehej se janë realizuar më shumë se 8 mijë testime serologjike.

Vasili e cilësoi këtë shifër një gënjeshtër, me argumentin se në përditësimin e rasteve të reja ditore në vend, Ministria e Shëndetësisë pohoi se janë kryer 4010 testime seriologjike.

“Po pse genjen Ministrja e Shendetesise xhanëm ??? (VIDEO). Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor deklaroi: “Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”. Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shendetesise, pas nente ditesh, deklaron se jane bere vetem 4010 testime serologjike, ose gjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor. COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020) TESTIME TOTALE 30647. TESTIME MOLEKULARE 26637. TESTIME SEROLOGJIKE 4010. Pse genjen Ministrja Manastirliu? Ja kerkon Rama? E genjejne vartesit? Apo kaosi mbreteron dhe rendesi ka te shprazen shifra si te vijne, boll te genjehen njerezit dhe te shtyhet edhe nje dite propaganda”, shkruan Vasili.

Vazhdo të lexosh

Reklamë