Subscribe

Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar Drejtues të LSI-së, pas zgjedhjes së Ilir Metës president të Republikës, Petrit Vasili, kryetari në detyrë, reflektoi ambicien që më 18 Qershor, partia që përfaqëson të jetë forcë e parë politike në vend.

 

Ilir Meta, në mbledhjen e fundit të partisë që themeloi ne 2004, nuk ngurroi të mbështeste prirjen e deklaruar nga Vasili, madje shkoi edhe me tej.

 

Me gjuhen e kreut te shtetit, Meta foli edhe per opozitën te cilës i kujtoi se bojkoti nuk është zgjidhje.

 

Ai ka folur me superlativa për LSI-në dhe frymën bashkëpunuese në këto 13 vite ekzistencë. Por, me largimin e tij, dha një këshillë pasardhësve.

 

Të mërkurën e ardhshme LSI do të mbledhë Konventën për të vendosur se cili do të jetë drejtuesi. Edhe pse duket se fati është paracaktuar nga Ilir Meta, kur dha mbështetjen 100% për Petrit Vasilin, bashkëpunëtorin e tij të vjetër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *