Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ngriti dyshime këtë të shtunë se dikush po pengon Strukturën e Posaçme Antikorrupsion për të nisur hetime për inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se faktet tashmë i dinë të gjithë dhe e vetmja gjë që duhet është që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

 

“Në ndihmë dhe në mbështetje të SPAK-ut, e për ta imponuar SPAK-un që nga të punuarit avash avash, të punojë shpejt e shpejt për të evidentuar një korrupsion të tmerrshëm, i cili ndodhet në sytë e qytetarëve, po ju bëjmë publik sot një tjetër dokument të viteve më parë, pikërisht të 31 marsit 2017, me të cilin i jemi drejtuar, unë personalisht në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë Fier, të cilët ngrinin shqetësime të mëdha dhe përcillnin dhe njëherë edhe peticionin e 1200 banorëve të Mbrostarit, lidhur me incerenatorin që ndodhet atje. Po ç’është kjo shpejtësi e breshkës e SPAK, i cili vepron kaq avash për të gjallët  ku faktet e të cilave nuk janë më vetëm dosjet e SPAK por janë dosjet e të gjithëve. Janë në mendjen e qytetarëve, në sytë e tyre, janë në të gjitha arkivat e mediave shqiptare, pra është një problem që bucet dhe bubullon. Kush ja mban dorën SPAK-ut. Pse ky SPAK përpara fakteve evidentuese shumë të qarta edhe për dosje të tjera që kishin të bënin dhe me sistemin e drejtësisë se si falsifikoheshin shkresa nga ministria e drejtësisë etj. Gjithmonë është shumë i ngadaltë, por është i rrufeshëm, për të çuar fletë arresti për të vdekurit. Faktet përsa i takon aferës së inceneratorëve janë njëri më tronditës së tjetri.”

 

Vasili garantoi se poshtërimi, dhunimi e plaçkitja e shqiptarëve nuk do të ndodhë më kurrë sepse opozita do të jetë aty për ta. Ai dha fjalën se qeveria socialiste do të rrëzohet dhe Shqipëria do të jetë më e mirë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *