Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se Kosova mbajti zgjedhje dinjotoze e se doli e rritur dhe dinjitoze para gjithë botës.
Në një postim në Facebook, Vasili nuk I ka kursyer as akzuat në drejtim të kreut të qeverisë Edi Rama, për të cilin shprehet se po shkatërron imazhin e Shqipërisë përpara gjithë botës.
“Zgjedhjet:Faqja e bardhe e Kosoves dhe faqja e zeze e Edi Rames! Kosova mbajti zgjedhje te shkelqyera ne cdo pikpamje dhe doli me e rritur dhe me dinjitoze perpara gjithe botes. Kosova brenda disa oreve mbaron numerimin e votave. Kosova i beri zgjedhjet edhe te parakohshme, edhe me shume alternativa dhe e realizoi rrotacionin e pushtetit ashtu sic e vendosi populli. Kjo ishte faqja e bardhe e Kosoves. Edi Rama edhe kur voton vetem i duhen 27 dite qe te nxjerre rezultatin. Edi Rama ben votime me nje parti te vetme si diktatoret me idiote te botes. Edi Rama per shkak te kriminalizimit dhe korruptimit pengon zgjedhjet e parakohshme dhe e shkaterron imazhin e Shqiperise perpara gjithe botes dhe i ben shqiptaret me mijra qe te largohen. Kjo eshte pra faqja e bardhe e Kosoves dhe njeherazi faqja e zeze e Edi Rames.”





