Vasili: Kooperativa Ruçi, Rama e Balla shkatërruan Kuvendin

Petrit Vasili pas daljes nga kuvendi deklaroi se mazhoranca i mbylli gojën opozitës.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, theksoi se nga sot legjitimohet çdo veprim i opozitës, pasi Ruçi, Rama dhe Balla shkatërruan Kuvendin.
“Nga sot u shkatërrua përfundimisht Kuvendi, ishte Gramoz Ruçi, që i hoqi të drejtën opozitës që të flasë. Ndërsa Balla tha që të mos ketë më diskutim, duke i hequr të drejtën për fjalë çdo deputeti. Shkatërrimi i Kuvendit u bë nga Rama për të hequr vëmendjen nga negociatat. Kooperativa e Ruçit, e Ramës dhe Ballës u shfaq përsëri në Kuvend. Sot u shënuar një rekord i zi në Kuvend, çdo vendim që do mbajmë tani e tutje në kuvend është i legjitimuar. Do të jetë një qëndrim shumë më i fortë se kaq.”
Kreu i LSI-së është i bindur se tashmë nuk ka vend më për tolerim, çdo qëndrim i opozitës pritet që të jetë shumë më i rreptë se më parë.




