E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vasili: Koalicioni nuk kërcënohet

Nëse deri para votimit të reformës në drejtësi, koalicioni PS-LSI rrezikonte një krisje pa kthim, pas qëndrimeve konfliktuale të përfaqësuesve të dy partive, miratimi konsensual i ndryshimeve kushtetuese, duket se e mënjanojë këtë kërcënim. Të paktën, këtë thotë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Vasili saktësoi se nuk do të ketë një dorëheqje të Ilir Metës, nga posti i kreut të Kuvendit. Në deklaratën e tij, zyrtari i LSI-së konsideroi votimin e reformës në drejtësi si një ditë të madhe për vendin. Në qëndrimet publike, LSI kishte bërë të qartë se do të votonte çdo projekt të reformës në drejtësi, mjafton që të ishte në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të kishte dakordësinë e dy partive të mëdha, PS-PD.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë