Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkon që kryeministri Edi Rama të largohet menjëherë dhe të merret në hetim, pas shpërndarjes së maskave të skaduara.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se ky veprim është një krim që iu bëhet mjekëve, infermierëve dhe mijëra shqiptarëve.

 

 

“Maskat e skaduara veprim kriminal – Edi Rama te largohet menjehere dhe te merret nen hetim! Veprim kriminal i kryeministrit shperndarja e maskave te skaduara. Krim ndaj mijra mjekeve e infermiereve dhe mjaft punonjes te tjere te shtetit, qe ne vend qe te mbrohen i ekspozohen rrezikut me maska te skaduara. Krim ndaj mijra shqiptareve, qe i perdorin ato. Si mundet Perballe pandemise se coronavirusit kryeministri ne menyre kriminale i ekspozon shqiptaret dhe personelin mjeksor pa mbrojtje, duke i shnderruar ne viktima. Ka vjedhur, shperdoruar e plaçkitur sa ka dashur miliarda euro, por tani po plaçkit dhe rrenon edhe jeten e shqiptareve. Ky eshte kulmi, te largohet dhe te jape doreheqjen, kryeministri, qe vret shqiptaret s’mund te rrije asnje sekonde më ne karrige sepse nuk eshte zgjidhje, por rrezik i madh.”

 

Ish-deputeti i bën thirrje prokurorisë që të fillojë urgjentisht fillojë hetimin ndaj kryeministrit, të cilin e konsideroi fajtor për “skandalin e shekullit”.

 

 

“Lexojeni çfare thote ky ish kryeministri Rama: ‘Janë maska, që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rrezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës’”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *