E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 38 minuta më parë
Politikë

Vasili: Ja ç’ndodh kur epidemiologu Rama drejton Komitetin e Ekspertëve të COVID

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar videon e mbledhjes së Komitetit të Ekpertëve, për të cilën tha se drejtohej në mënyrë të paligjshme nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Vasili e cilësoi me ironi Ramën “epidemiolog popullor”, ndërsa shtoi se ai gabon rëndë me termat që përdor.

Vasili tha se një nga specialistët u gabua kur pohoi se vaksinat sigurojne vetëm imunitet pasiv. Ish-deputeti argumentoi se imuniteti pasiv është një mbrojtje e perhershme, ndërsa aktivi eshte nje mbrojtje shume e gjate ne kohe.

“Ja cfare ngjet kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama komitetin e eksperteve te COVID-19….! Dje Edi Rama drejtoi ne menyre te paligjshme mbledhjen e Komitetit te Eksperteve. Se sa kupton ai nga Epidemiologjia,por dhe nga nocionet minimalisht shkencore kjo dihet….! Nje nga specialistet pohoi dje se berja e vaksines u siguron qytetareve Imunitet Pasiv. Ky eshte nje pohim i gabuar, pasi Vaksinat sigurojne vetem Imunitet Aktiv. Imuniteti Aktiv eshte nje mbrojtje shume e gjate ne kohe ne disa raste edhe per te gjithe jeten. Ndersa Imuniteti Pasiv eshte nje mbrojtje shume e shkurter ne kohe dhe jo e perhershme.”

Reklamë

Vasili theksoi se specialisti mund te kete bere edhe nje lapsus, por askush nuk e korigjoi, pasi sipas tij Komiteti drejtohej nga Rama.

“Natyrshem specialisti mund te kete bere ndoshta nje lapsus,por askush nuk e korigjoi dhe opinioni publik mori nje informacion te gabuar. Ne se Komiteti i Eksperteve do te funksiononte sipas ligjit do te kishte debate dhe natyrshem edhe korigjime eventuale mes kolegesh. Po kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama mbledhjet e eksperteve gjithshka mund te thuhet….sepse ne fund te fundit dihet qe ai nuk kupton asgje!”

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=689300675230743

Vazhdo të lexosh

Reklamë