E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili ironizon Ramën: Rrofte vetëreformimi i Ali Babës me shumë hajdutë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste.

 

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili ka rreshtuar aferat për të cilat akuzon qeverinë dhe kryeministrin.

 

“Do të vazhdojnë vetreformimin e rrëmbimit të parave të shtetit.

Do vazhdojnë vetreformimin e përlarjes së qindra milionë eurove të inceneratorëve.

Do vazhdojnë vetreformimin e gllabëritjes së qindra milione euro të energjisë elektrike.

Do vazhdojnë vetreformimin e zhvatjes së qindra milionë eurove të rilindjes urbane.

Rroftë vetreformimi i Ali Babës me shumë hajdutë”, shkruan Vasili.

Vazhdo të lexosh