Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar urdhrin e zëvendësministrit të Brendshëm Sandër Lleshi që i bëri Policisë së Shtetit për mbetjet urbane.

 

Në një postim të tij, Vasili komenton mesazhin e Lleshit që duhej të merrej me “plehrat kriminale qe tunden e shkunden ne mes te qyteteve tona”. Kjo sipas tij është edhe arsyeja se pse Rama ‘vdes’ për Lleshin.

 

“Merret me plehrat e bashkisë dhe jo te krimit ndaj Edi Rama vdiq per Lleshajn.

Urdheri i pare i Keqformimit kushtetues, qe drejton sot ne menyre antikushtetuese Ministrine e Brendeshme ishte te merret policia me plehrat urbane dhe jo mr plehrat kriminale qe tunden e shkunden ne mes te qyteteve tona. Jo rastesisht Lleshaj e fillon me nje Sorrosizem te tille se kete i ka kerkuar kryeministri. Ndaj dhe kryeministri vdiq per Lleshajn. Vetem ai mund ta rehatoje kryeministrin dhe ta beje sefte punen duke urdheruar policine e shtetit te merret me plehrat e bashkise dhe jo me plehrat e krimit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *