Në politikë shqiptare ditët e fundit mbizotërojnë reagime për 15 kushtet e vendosura nga BE për Shqipërinë për hapjen e negociatave.

Teksa kryeministri Edi Rama e mohon diçka të tillë, opozitarët këmbëngulin për të kundërtën. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili këtë herë nuk kurseu ironinë për këtë çështje.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili tha se e vërteta është që Evropa “stis” kushte sepse nuk e pranon dot që qeverisja e Edi Ramës është edhe më e mirë se e Gjermanisë dhe Italisë.

“Mbështes Edi Ramën, ‘vërtet’ nuk ka 15 kushte!? Tani është e qartë që këto nuk janë kushte, por ‘sebepe’. Dihet edhe ‘kuzhina’ ku u gatuan këto kushte. Zilia ndaj Edit e verboi Europën prandaj edhe i vuri 15 kushte. Pika, që derdhi gotën e xhelozisë së Europës ishte menaxhimi më i mirë në botë i pandemisë!? Evropa s’ka kurajo të pranojë se Edi qeveris 10 herë më mirë se Gjermania dhe 50 herë më mirë se Italia. Evropa është verbuar nga zilia, që Shqipëria funksionon shkëlqyeshëm pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Evropa e meriton një përgjigje për 15 ‘sebepet’, që sajon bashkë me ‘kuzhinën’ ku sajohen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *