Çfarë ndodhi me nenin 491? Ju e patë që të dy, gënjeshtarë  tashmë të pacipë, kjo është një çështje që nuk përbën më as lajm as për mua dhe as për qytetarët, treguan qytetarëve që neni i famshëm 491, ishte votuar duke thënë jemi dakord sipas një varianti, të një grupi, të një komisioni, por pyetja ishte: Cili është varianti? Cili ishte grupi? Cili ishte komisioni?

 

Pra ndryshimi nuk u tha, nuk u evidentua, nuk u verbalizua, u fut tinëz si një lojë Email-esh, duke shndërruar komunikimin serioz, komunikimin zyrtar, komunikimin që mbetet, në lojë Email-esh, në lojë Whatsapp-ësh, në lojë Twitter-ash dhe lojë e të gjitha mjeteve informale të komunikimit.

 

Jam i mahnitur, sot e kësaj dite, se ç’bën Prokuroria shqiptare për një çështje të rëndë shtetërore, ku manipulimi është sheshit dhe që ka hapur penxhere, shtigje, interpretime, mundësi për ti shpëtuar drejtësisë dhe për ti devijuar, vazhdon dhe rri e mbyll gojën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *