Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e lexon si vendim kundër kryeministrit Edi Rama verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për përplasjen Rama-Meta për dekretimin e ministrave.

 

Vasili tha në “Facebook” se Rama mori një shuplakë sepse kërkon të marrë çdo pushtet.

 

“Gjykata Kushtetuese rrëzon Edi Ramën! Qëndrimi i Presidentit Meta plotësisht kushtetues lidhur me mosemërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Gjykata Kushtetuese pushoi sot ankimin e Ramës në Kushtetuese. Matufllëku i Ramës merr shuplakën, që meriton si çdo sharlatan, që kërkon në mënyrë haluçinante të rrëmbejë çdo pushtet.”

 

Gjykata Kushtetuese tha këtë të martë se kompetencat për dekretimin e ministrit ndahen mes Kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *